75 Mall Live Search
19:03 / E Diele, 06 Mars 2022 / AR

Osmani, Konjufca dhe Kurti takojnë pasardhësit e familjes Jashari

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti, sot kanë takuar pasardhësit e familjes Jashari.

Osmani ka ndarë pamje nga ky takim, derisa shkroi se çlirimtarët triumfuan mbi pushtuesit.

“Me pasardhësit e familjes Jashari! Liria triumfoi mbi robërinë! Çlirimtarët triumfuan mbi pushtuesit! E mira triumfoi mbi ligësinë! Jeta triumfoi mbi vdekjen!”, ka shkruar Osmani./Indeksonline/