75 Mall Live Search
20:09 / E Diele, 06 Mars 2022 / AR

Jep dorëheqje drejtori i teatrit rus me famë botërore

Pushtimi rus ndaj Ukrainës ka bërë jehonë të madhe në të gjitha sferat.

Pas kësaj situate, dirigjenti rus, Tugan Sokhiev ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si drejtor dhe krye dirigjent i teatrit rus, transmeton Insdeksonline.

Sokhiev i cili kishte punuar edhe në Francë shtoi se do të largohet nga detyra e tij edhe si drejtor i Orkestrës Kombëtare të ‘Toulouse Capital’.

Në një deklaratë ai tha se është gjithmonë kundër konflikteve.

Ai tha se ishte shumë krenar që vinte nga një vend i pasur kulturor si Rusia, por ishte edhe shumë krenar që ishte pjesë e jetës muzikore franceze.

Ai shtoi se ka qenë nën presion dhe ka marrë këtë vendim të rëndësishëm pasi Rusia pushtoi Ukrainën./Indeksonline/