75 Mall Live Search
21:45 / E Diele, 06 Mars 2022 / AR

Macron i kërkon Putinit armëpushim dhe mbrojtjen e civilëve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron sot ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Siç njofton Macron, po përpiqet që të ruaj integritetin e centraleve bërthamore civile të Ukrainës, raporton Indeksonline.

Tutje ai tregoi se i kanë paraqitur Rusisë kërkesë për një armëpushim dhe mbrojtjen e civilëve.

“Kam folur me Presidentin Putin dhe më pas me Presidentin Zelensky. Ne po përpiqemi të ruajmë integritetin e centraleve bërthamore civile të Ukrainës, përveç kërkesave të tjera prioritare që i kemi paraqitur Rusisë: një armëpushim dhe mbrojtjen e civilëve”, shkroi Macron në Twitter./Indeksonline/