75 Mall Live Search
21:45 / E Diele, 06 Mars 2022 / AR

Çfarë e priti Donaldin kur doli jashtë kufijve të Shqipërisë?

Donald Veshaj lajmëroi sot gjatë ditës se ishte nisur drejt Maqedonisë dhe i ofroi mundësinë fansave që ta takonin në një nga qendrat tregtare të Shkupit.

Nga videot e publikuara në rrjetet sociale, por pak prej vetë aktorit, pritja që i është bërë ka kaluar çdo parashikim. Shumë të rinj, vajza, djem, por edhe persona në moshë kanë shkuar për ta takuar.

Donaldi duket i emocionuar në postimet që po qarkullojnë dhe me siguri ndikuesi kryesor që i bëri bashkë kaq shumë njerëz, është fama e BBV që është ende eksperiencë e freskët për aktorin. Dhe turma mund të shihet qartë si një matës për famën e tij në reality show-n.