Zelensky: As Zoti s’do ta falë Rusinë, në vend të të falurit do të jetë Dita e Gjykimit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka ndarë një video në Facebook teksa flet për viktimat në Ukrainë, pas pushtimit rus.
Ai thotë se sot është një e diel e bekuar por ata nuk do t’ia falin kurrë Rusisë për qindra viktimat.
Zelensky mes emocioneve thotë se as Zoti nuk do të falë kurrë për vuajtjet e shkaktuara.
“Sot është një e diel e bekuar. Por ne nuk do të falim qindra e qindra viktima. Mijëra e mijëra vuajtje. Dhe Zoti nuk do të falë. Jo sot. Jo nesër. kurrë. Dhe në vend të të falurit do të jetë Dita e Gjykimit”, ka thënë ai./Indeksonline/