Bethenny Frankel mbledh 25 milionë dollarë për Ukrainën

Bethenny Frankel ka arritur të mbledh 25 milionë dollarë donacione për Ukrainën.
Prezantuesja amerikane këtë lajm e bëri të ditur përmes një postimi në ‘Twitter’ , transmeton Indeksonline.

“Ne kemi dhënë 15 milionë dollar ndihmë dhe kemi mbledhur mbi dhjetë milionë dollarë donacione për programin e zhvendosjes së refugjatëve. Kjo është KRYESORE,” shkroi themeluesja e Skinnygirl.
Vetëm një javë më parë, Frankel tha se qëllimi i kompanisë së saj ishte të arrinte 2 milionë dollarë donacione deri më 28 shkurt./Indeksonline/
