75 Mall Live Search
09:37 / E Hënë, 07 Mars 2022 / MSH

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se e ka keqtrajtuar të birin e mitur

Një person është arrestuar dje në Podujevë, nën dyshimin se kishte keqtrajtuar të birin e tij të mitur, 12 vjeçar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

Podujevë, 06.03.2022-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte keqtrajtuar djalin e tij 12 vjeç, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.