75 Mall Live Search
11:25 / E Hënë, 07 Mars 2022 / k.v

Tre civilë të vrarë në rajonin e Donetskut në 24 orët e fundit

Policia e Ukrainës ka raportuar se tre persona janë vrarë në 24 orët e fundit në rajonin e Donetskut, duke përfshirë edhe një fëmijë, transmeton IndeksOnline.

Sipas autoriteteve ukrainase të paktën 10 persona janë plagosur pasi Rusia nisi sulmet në zonat e Mariupol, Stepne, Staromlynivka, Kramatorsk dhe Vodiane.

Pjesët të rajonit të Donetskut në Ukrainën lindore kontrollohen nga separatistët pro-rusë./IndeksOnline/