Zyrtare: Sot organizohet raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë

Raundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës do të mbahet sot, më fillim nga ora 16:00.
Këtë e ka konfirmuar edhe këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak.
“Negociatat me Federatën Ruse. Raundi i tretë. Fillimi në orën 16:00 me orën e Kievit. Delegacioni i pandryshuar…” ka shkruar ai në Twitter.
Në raundin e dytë të diskutimeve, shtetet u dakorduan për krijimin e korridoreve humane për evakuimin e civilëve, marrëveshje kjo që nuk u respektua përgjatë fundjavës.