Aksident trafiku në Ferizaj, vetura mbetet sipër një grumbulli të zhavorrit (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Varoshit në Ferizaj, raporton IndeksOnline.
Njëra prej veturave të aksidentuara ka mbetur sipër një grumbulli zhavorri ndërsa përveç dëmeve të konsiderueshme materiale ende nuk është njoftuar për të lënduar.
Policia e Trafikut ndodhet në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/