75 Mall Live Search
14:45 / E Hënë, 07 Mars 2022 / AR

Çiljeta publikon fotografi me të dashurin në përvjetorin e lidhjes

Është nga ata të famshëm që gjithmonë jetën personale e mbajti larg syrit të publikut. Madje edhe shumë rrallë Çiljeta poston fotografi me të dashurin e saj futbollistin Alban Hoxha.

Sot këngëtarja dhe i dashuri i saj festojnë një nga datat më të rëndësishme në historinë e tyre të dashurisë, ata shënojnë gjashtë vjetorin e lidhjes së tyre.

Nuk kishte se si të kalonte kjo datë, pa një postim publik nga ana e Çiljetës. Ajo përmes një fotografie të dyshes të shpërndarë në rrjetin social Instagram, shkroi:

“Sot gjashtë vjet bashkë, dielli im”

Këngëtarja gjithnjë ka mbajtur të mbyllur hermetikisht jetën e saj private.