75 Mall Live Search
18:39 / E Hënë, 07 Mars 2022 / LB

Qëllohet për vdekje kryebashkiaku i një komune afër Kievit

Trupat ruse kanë qëlluar dhe vrarë kryebashkiakun e Hostomel, sipas zyrtarëve ukrainas, shkruan Skynews.

Hostomel ndodhet afër kryeqytetit ukrainas Kiev.

Këshilli i qytetit tha se Yuri Prylypko vdiq ndërsa shpërndante bukë dhe ilaçe për personat që kishin nevojë për ndihmë në zonën e rrethuar.

Bashkë me kryabshkiakun u vranë dhe dy persona të tjerë, Ruslan Karpenkom dhe Ivan Zore, shkeuan Skynews.

Në deklaratën e këshillit të qytetit thuhet se kryabshkiaku “vdiq si hero”, duke shtuar se është e pamundur që ceremonia e funeralit të mbahet menjëherë për shkak të luftës.