AAK vendos ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese vendimin e ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për shtrenjtim e energjisë në Kosovë.
Lajmin për Indeksonline e ka bërë të ditur, kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
“Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka filluar procedurën për ankimin e vendimit diskriminues për rritjen e çmimit të energjisë në Kosovë”, ka thënë Tahiri.
Në anën tjetër, në dy partitë tjera më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK nuk janë deklaruar ende për këtë çështje./Indeksonline/