75 Mall Live Search
14:57 / E Martë, 08 Mars 2022 / kutia

NATO duhet “të sigurojë që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës”, thotë Stoltenberg!

NATO ka një “përgjegjësi për të siguruar që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës”.

Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg.

Duke folur gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Riga me presidentin letonez Egils Levits të martën, Stoltenberg theksoi  se “vuajtja që shohim tani në Ukrainë është e tmerrshme”, raporton CNN.

“Ne kemi përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës. Kjo do të ishte edhe më e rrezikshme, shkatërruese dhe akoma më vdekjeprurëse. Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, tha Stoltenberg.