75 Mall Live Search
18:39 / E Martë, 08 Mars 2022 / k.v

Romano e konfirmon, ylli i Chelseat zgjedh Barcelonën

Gazetari i njohur për lajmet nga bota e sportit Fabrizio Romano e ka konfirmuar sot përmes një postimi që mbrojtësi i Chelseat Andreas Christensen ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Kontrata aktuale e Christensenit me Chelsean përfundon në fund të këtij sezoni, dhe raportohet se shumë skuadra evropiane kanë shprehur interesim në shërbimet e tij.

Ndërkaq, sipas Romanos, Christensen ka marrë vendimin se ku do të shtrihet e ardhmja e tij, dhe si duket nga sezoni i ardhshëm mbrojtësi danez do të luajë për gjigandin katalunas Barcelona.

Thuhet se marrëveshja e ofruar nga Barça do ta mbajë Christensenin në “Camp Nou” deri në qershor të vitit 2027, ndërsa tani ka mbetur vetëm të arrihet marrëveshja mes agjentëve të lojtarit dhe Barçës.