75 Mall Live Search
19:20 / E Martë, 08 Mars 2022 / AR

McDonald’s mbyll përkohësisht 850 restorante në Rusi

Mc Donald’s ka njoftuar se ka mbyllur 850 dyqane në Rusi si përgjigje e sulmit të Presidentit Vladimir Puntin ndaj Ukrainës.

CEO i McDonald’s, Chris Kempczinski u dërgoi një email të gjithë punonjësve këtë të martë duke i njoftuar se do t’i mbyllë përkohësisht të gjithë restorantet në Rusi, transmeton Indeksonline.

Të gjithë punonjësit në Rusi do të paguhen dhe “The Ronald Mc Donald House” do të funksionojë në vend.

“Konflikti në Ukrainë dhe kriza humanitare në Evropë ka shkaktuar vuajtje të papërshkrueshme për njerëzit e pafajshëm”, tha Kempczinski.

“Si një sistem, ne i bashkohemi botës në dënimin e agresionit dhe dhunës dhe duke u lutur për paqe”, përfundoi ai./Indeksonline/