75 Mall Live Search
19:54 / E Martë, 08 Mars 2022 / AR

Test i vështirë për Interin kundër Liverpoolit, ja formacionet zyrtare

Interi do të jetë sonte para një misioni shumë të vështirë përballë Liverpoolit në “Anfield Road” aty ku i nevojitet një paraqitje dhe performancë e jashtëzakonshme për të arritur objektivin e madh, kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e trajnerit Simone Inzaghi e nis këtë sfidë me një disavantazh prej dy golave nga ndeshja e parë e zhvilluar në “Giuseppe Meazza”, transmeton KosovaPress.

Mungesa e vetme nga të dyja skuadrat do të jetë vetëm mesfushori Nicolo Barella, i cili vazhdon të jetë i suspenduar për shkak të kartonit të kuq.

Tanimë të dy skuadrat kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Liverpool: (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Jones, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Jota

Inter: (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Vidal, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Alexis

21:00 Liverpool – Inter (Stadiumi Anfield Road)