75 Mall Live Search
22:58 / E Martë, 08 Mars 2022 / SH F

Drejtori i “K.F Llapni” i jep 5 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Drejtori Ekzekutiv i K.F. Llapi Bejtush Batatina, pronar i kompanisë zvicerane “Perfekta Bern Zollikofen GmbH” ka kontribuar me 5 mijë euro për Fondin e Sigurisë, e cila është hapur nga Qeveria e Kosovës.

Siç ka njoftuar klubi, përkundër investimeve në klub, Batatina  përsëri gjeti hapësirë të kontriboj për Sigurinë e Vendlindjes dhe Ushtrinë e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Drejtori Ekzekutiv i K.F. Llapi, z. Bejtush Batatina, pronar i kompanisë zvicerane “Perfekta Bern Zollikofen GmbH” ka kontribuar me 5,000 Euro për Fondin e Sigurisë, e cila është hapur nga Qeveria e Kosovës.

Përkundër investimeve në klub, ai përsëri gjeti hapësirë të kontriboj për Sigurinë e Vendlindjes dhe Ushtrinë e Kosovës.

z. Bejtush Batatina në vitin 1990 i tha STOP regjimit serb dhe më pas mori rrugën e gurbetit, pastaj mbështeti financiarisht njerëzit e ilegales së asaj kohe për çlirimin e vendit tonë kurse tash kontribon financiarisht për rininë e vendit dhe klubin e qytetit.

Atdhe dashuria dhe besnikëria ndaj vendlindjes janë disa nga tiparet e veçanta që e karakterizojnë atë si personalitet.

Zyra për informim

08/03/2022