75 Mall Live Search
18:11 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / AR

Bella riposton shkrimin e Gigi-t: Qëndroj përkrah çdo personi që është prekur nga lufta në Ukrainë

Bella Hadid ka ripostuar shkrimin e të motrës, Gigi, e cila paralajmëroi që paratë e grumbulluara në Javën e Modës do t’i dhuroj për Ukrainën.

Ajo ndau disa imazhe në një postimi në Instagram, duke u shfaqur e veshur me ngjyra të flamurit të Ukrainës, shkruan Indeksonline.

Hadid theksoi se paratë e fituara nga Gigi nga kjo Javë e Modës do të shkoj drejtpërdrejt për organizatat që ofrojnë ndihmë, strehim dhe ndihmë mjekësore për ata që kanë nevojë në Ukrainë, si dhe atyre që vazhdojnë të mbështesin popullin dhe tokën palestineze.

Gjithashtu cekën që do të qëndrojnë përkrah çdo personi që është prekur nga kjo luftë dhe jetët e njerëzve të pafajshëm të cilëve u është ndryshuar përgjithmonë nga duart e “pushtetit”./Indeksonline/