75 Mall Live Search
20:59 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / SH F

Hajnat vjedhin tespihe e sheqerka në një xhami në Gjakovë

Një xhami në Gjakovë, ka qenë cak i hajnave të hënën.

Grabitësit kanë arritur të thyejnë arkën e xhamisë dhe të marrin shumën e parave që ishin në të.

Përveç, parave grabitësit kanë marrë edhe llamp dhe tre palë tespihe.

Rasti është duke u hetuar nga policia derisa ende nuk ka persona të arrestuar lidhur me ngjarjen.

Të tilla raste, ku xhamitë janë cak i grabitësve janë shpeshtuar në Gjakovë, ku vetëm brenda dy jave janë raportuar edhe tri raste të tjera.