“Ëndërron” ministri rus: Do dalim nga kriza me ndërgjegje të mirë!

Ministri i Jashtëm i Rusisë, thotë se presidenti Putin po kujdeset për ekonominë e Rusisë.
Duke folur në konferencën e tij për shtyp, Sergei Lavrov thotë se do t’i përballojnë problemet ekonomike të Rusisë. “Ne kemi përballuar vështirësi në të gjitha momentet e historisë sonë”.
Ai thotë se Rusia “do të dalë nga kriza me një psikologji dhe ndërgjegje më të mirë”.
“Ne nuk kemi iluzione se Perëndimi mund të jetë një partner i besueshëm”, vazhdon ai.
“Ju siguroj se do t’ia dalim dhe do të bëjmë gjithçka për të mos u mbështetur në Perëndim kurrë, në asnjë fushë të jetës sonë”./Indeksonline/