75 Mall Live Search
12:52 / E Enjte, 10 Mars 2022 / AR

Dita e 15-të/ Zelensky: Po durojmë, kurrë nuk do të bëhemi skllevër

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është deklaruar në ditën e 15-të të pushtimit rus.

Ai thotë se po vazhdojnë ta mbrojnë shtetin e tyre e po zmbrapsin sulmet nëpër zonat kyçe, transmeton Indeksonline.

Zelensky njofton se nuk do të bëhen kurrë skllevër.

“Ne e mbrojmë shtetin tonë për të 15-ën ditë. Ne duruam. Ushtria ukrainase po zmbraps sulmet në zona kyçe. Falë ushtrisë sonë, Gardës Kombëtare, rojeve kufitare, policisë, terroristëve dhe të gjithë atyre që iu bashkuan mbrojtjes, ne nuk u bëmë skllevër. Dhe ne nuk do ta bëjmë kurrë.
Sepse ky është shpirti ynë, ky është fati ynë”, thotë ai përmes një video mesazhi./Indeksonline/