75 Mall Live Search
17:26 / E Enjte, 10 Mars 2022 / MSH

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë arrin në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka arritur në Aeroportin Nëdrkombëtar “Adem Jashari”, për të filluar vizitën e saj dy ditore në Kosovë.

Ajo është pritur në aeroport nga homologia e saj, Donika Gërvalla-Schwarz, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadori kosovar në Gjermani, Faruk Ajeti.

Vizita dy ditore e Baerbock do të shoqërohet me aktivitete të ndryshme zyrtare, përfshirë edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti qysh ditën e sotme./Indeksonline/