Pacolli e Veliaj vazhdojnë debatin për emërtimin e një rrugë në Tiranë

Emërtimi i një rrugë në Tiranë si “Ukraina e Lirë” ka përpasur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me ish nënkryetarin e Prishtinës, Selim Pacolli.
Ky i fundit e ka pyetur të parin e Tiranës nëse ka ndonjë rrugë “Kosova e Lirë”, duke ironizuar me emërtimin e rrugës së re.
Veliaj ia ka përmendur së paku pesë rrugë me emër të Kosovës.
Sërish ka replikuar, Pacolli i cili ka thënë se e mban Shqipërinë në zemër dhe në shpirt edhe atëherë, kur e kishin të mohuar.
Ndërsa ka thënë se politikanet e Shqipërisë, e vizitojnë Kosovës në afate mandatesh e kohë zgjedhjesh, sa për ta përkrahur ndonjë të preferuar të tyre.

