75 Mall Live Search
21:56 / E Enjte, 10 Mars 2022 / MSH

Liga e Evropës/Mbyllet pjesa e parë në katër ndeshje, rezultatet

Ka përfunduar pjesa e parë në katër takimet që po zhvillohen në Ligën e Evropës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, ende nuk ka ndryshim rezultati në ndeshjen mes Barcelonës dhe Galatasarayt, ku qëndron i barabartë 0:0.

Ndërkaq, krahas përballjes mes Barcelonës e Galatasarayt është duke u zhvilluar edhe ndeshja tjetër interesante mes Atalantas dhe Bayer Leverkusenit, ku skuadra italiane gjendet në epërsi prej 2:1 kundër Leverkusenit.

Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve që po zhvillohen në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.

Atalanta 2:1 Bayer Leverkusen

Barcelona 0:0 Galatasaray

Braga 1:0 Monaco

Rangers 2:0 Crvena Zvezda