75 Mall Live Search
23:54 / E Enjte, 10 Mars 2022 / MSH

Këto janë depot që u bastisën dhe mbyllën nga Inspektoriati

Një depo e “Viva Fresh Store” në Graçanicë dhe një e “Migros” në Fushë Kosovë janë bastisur dhe mbyllur nga ana e Inspektoriatit dhe Policisë, pasi në to u gjeten sasi të konsiderueshme të vajit, teksa në markete raftet janë boshatisur e çmimet janë ngritur tëjet shumë.

No description available.
Depo e Migros në Fushë Kosovë

Gjatë aksionit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, janë mbyllur përkohësisht të dy depot e operatorëve ekonomikë.

May be an image of indoor
Sasia e vajit e gjendur në depo

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni. 3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës” ka deklaruar Kurti.