75 Mall Live Search
09:47 / E Premte, 11 Mars 2022 / B O

Ambasadori Kiçmari i dorëzoi letrat kredenciale Lartë-Madhërisë së Tij Perandorit të Japonisë Naruhito Tokio

Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmari i ka dorëzuar letrat kredenciale Lartmadhërisë së Tij Perandorit Naruhito gjatë një ceremonie të mbajtur në Pallatin Perandorak në Tokio. Ceremonia shënon fillimin zyrtar të misionit të Ambasadorit Kiçmari si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Japoni.

Pasi ambasadori Kiçmari dorëzoi letrat kredenciale Lart-Madhërisë së Tij Perandorit Naruhito, të dy patën një bashkëbisedim shumw miqësor, gjatë të cilit Perandori Naruhito e përgëzoi ambasadorin e Kosovës dhe i uroi mirëseardhje të përzemërt në Japoni.

Ambasadori Dr. Kiçmari i përcolli LMT Perandorit Naruhito përshëndetjet dhe urimet më të mira nga Presidentja e Kosovës për Perandorin Naruhito, Qeverinë dhe popullin e Japonisë. Ai po ashtu shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë në mes të dy vendeve.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Ministri i Mjedisit i Japonisë SHT z. Tsuyoshi Yamaguchi, ndërsa Ambasadori Kiçmari gjatë ceremonisë është shoqëruar nga z. Arbër Mehmeti, Zëvendës Shef i Misionit Diplomatik në Tokio.