Chelsea pritet të bie në duart e miliarderit britanik

Miliarderi britanik Nick Candy ka konfirmuar se është duke bërë gati ofertën për blerjen e Chelseat. Këtë e ka thënë vetëm një ditë pasi qeveria britanike i ka ngrirë asetet Roman Abramovichit dhe ka bllokuar aktualisht shitjen e skuadrës londineze.
Por, miliarderi Candy është i bindur se qeveria do t’i jap leje për blerjen e skuadrës duke kërkuar leje të veqantë dhe transparante në këtë proces.
Candy është në bisedime me disa investitorë të mundshëm për një sipërmarrje të përbashkët, dhe do të kërkojë nga qeveria monitorim të procesit të blerjes së Chelseat.
Candy është i bindur se Chelsea mund të drejtohet me fitim pavarësisht se klubi shënoi humbje prej 145 milionë funte vitin e kaluar, nëpërmjet rritjes së markës së klubit në nivel global dhe përqafimit të tregjeve të reja.
Miliarderi britanik është edhe tifoz fanatik i Chelseat./Indeksonline/