75 Mall Live Search
18:14 / E Premte, 11 Mars 2022 / MSH

ShBA në Këshillin e OKB-së: Rusia po përpiqet të krijojë pretekste për sulm

Mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u thirr nga pala ruse, e cila po përfaqësohet me ambasadorin Vasily Nebenzya.

Nebenzya gjatë këtij takimi tha se Rusia kishte gjetur prova në Ukrainë të cilat dëshmonin se ata po merreshin me armë biologjike.

Nebenzya gjithashtu po pretendon se Ukraina ka shfrytëzuar periudhën e pandemisë për të mbuluar këtë aktivitet.

Në anën tjetër, deklaratave të Moskës i ka reaguar ShBA.

Ambasadorja e ShBA-së, Linda Thomas-Greenfield, thotë se pretendimet janë një përpjekje për të “prodhuar një pretekst për sulm”.

“Rusia po përpiqet të përdorë këshillin e sigurisë për të legjitimuar dezinformimin dhe për të mashtruar njerëzit për të justifikuar luftën e zgjedhur të Presidentit Putin kundër popullit ukrainas,” tha ajo.