Mariupol, Rusia vazhdimisht po bllokon evakuimet e civilëve

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka akuzuar forcat ruse për shkelje të armëpushimit dhe për shënjestrimin e njerëzve që evakuohen nga qytetet nën bombardime.
Në një video adresim të postuar të premten, Iryna Vereshchuk tha se bombardimet kishin penguar evakuimet nga Mariupol, ku një maternitet u bombardua këtë javë, bashkë me kryeqytetin, Kievin.
Megjithatë, ajo tha se disa evakuime të planifikuara ishin të suksesshme, duke përfshirë 1,000 njerëz që u shoqëruan nga fshati Vorzel në rajonin e Kievit.
Në anën tjetër, kryetari i bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov, tha se Rusia kishte bllokuar evakuimet nga Izyum, një qytet në vijën e parë të konfliktit në Ukrainën lindore.