75 Mall Live Search
22:13 / E Premte, 11 Mars 2022 / MSH

Ministri i Jashtëm ukrainas: Procesi i anëtarësimit në BE ka filluar

Me fillimin e invazionit rus 16 ditë më parë, Ukraina zyrtarisht kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve.

Një ndër to ishte edhe kërkesa për anëtarësim të përshpejtuar në Bashkimin Evropian.

Lidhur me këtë, bisedimet veçse kanë filluar.

Sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, bashkë me bisedimet ka filluar edhe procesi i anëtarësimit.

“Ne prisnim që sonte gjatë këtij samiti të shkruhet se në përputhje me nenin 49 të Traktatit të BE-së, ne po e pranojmë aplikimin e Ukrainës dhe do ta shqyrtojmë me procedurë të përshpejtuar. Ky do të ishte një sinjal i qartë nga drejtuesit. Theksoj se sot ishte një samit joformal. Ky nuk është vendim i Bashkimit Evropian. Ky është një vend ku vendoset një ambicie e caktuar politike. Ne do të donim që të ishte më ambicioze, por duhet të vlerësojmë gjithçka në kontekst. Nëse i krahasojmë pritjet tona dje apo sot, ne donim më shumë. Por ajo që ndodhi mbrëmë në krahasim me atë që patëm tre javë më parë është një revolucion që është në interes të Ukrainës dhe po fillon procesin tonë të anëtarësimit në BE”, tha Kuleba.