75 Mall Live Search
09:11 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / B O

Rusët afrohen, Britania: Janë 25 km larg nga qendra e Kievit

Rusët i janë afruar Kievit. Britania Bashkuar thotë se “pjesa më e madhe” e forcave ruse janë tani 25 km nga qendra e qytetit të Kievit.

Sipas autoriteteve britanike, kolona e madhe ruse në veri të kryeqytetit është shpërndarë, “ka gjasa të mbështesë një përpjekje ruse për të rrethuar qytetin”.

“Mund të jetë gjithashtu një përpjekje e Rusisë për të reduktuar cënueshmërinë e saj ndaj kundërsulmeve ukrainase, të cilat kanë marrë një taksë të konsiderueshme mbi forcat ruse”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë, qytetet e Chernihiv, Kharkiv, Mariupol dhe Sumy janë të rrethuar dhe përballen me granatime të rënda, shton ai.