Pogba i bën nervoz tifozët e Man United: Isha tifoz i kësaj skuadre angleze
Paul Pogba mund t’i ketë bërë nervoz tifozët e Manchester United para derbit të sotëm ndaj Arsenalit. Ylli francez ka thënë se ka qenë fans i madh i Arsenalit.
“Në Francë të gjithë e donim Arsenalin. Isha tifoz i Arsenalit edhe vetë. Luante idoli im Thierry Henry të cilin e shikoja në çdo ndeshje. Arsenali ka qenë gjithmonë klub i madh, kam respektë për ta” ka thënë Pogba./Indeksonline/