Marketet mashtrojnë me çmime: Ndryshe në raft e ndryshe në faturë

Shtrenjtimi i vajit dhe naftës në javën që po e lëmë pas, shkaktoi një panikë dhe pakënaqësi të jashtëzakonshme te kosovarët.
Kjo panikë sa shkoi dhe u bë më e madhe, me marketet që limitonin sasinë e shisheve të vajit, teksa depot i kishin të mbushura me vaj.
Madje, marketet duket se kanë shfrytëzuar kalimin e vëmendjes në produktet si vaji dhe nafta, për të shrenjtuar produkte të tjera, pa rënë në sy.
Një qytetar ka raportuar se si në VivaFresh në Ferizaj, çmimi i pashtetës për copë është 1.25 euro, teksa e njëjta i është shitur në arkë për 1.45 cent.

Ankuesi ka thënë për Indeksonline se kur u ankua, arkëtarët i thanë t’i marrë produktet ashtu siç janë.
“Jau ktheva, thanë hajt se s’ka lidhje, merri qeshtu. Kur e mora tjetrën 0.59 cent me zbritje, edhe aty zbritja në raft. Në faturë, 0.69 ish kanë” ka thënë ai.
Ai pohoi se një ankesë të tillë e dëgjoi nga shumë klientë të tjerë në market, të cilët i merrnin produktet me çmime ndryshe në rafte, dhe ndryshe të faturuara./Indeksonline/