75 Mall Live Search
16:40 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / MSH

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD drejt fundit, Basha pranon të tërhiqet, pritet vendimi i Berishës

Po shkon drejt fundit mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike pas diskutimeve të gjata të deputetëve, ku një pjesë e madhe e tyre i kanë kërkuar Lulzim Bashës që të tërhiqet nga drejtimi i partisë.

Sipas abcnews, diskutimeve të deputetëve në selinë e PD-së iu ka ardhur fundi, ndërsa ka shumë rendësi ajo që do të thotë Lulzim Basha në fund, nëse do të zgjedhë të largohet nga drejtimi apo jo.

Mbledhja vijoi me tone të ashpra ku gjatë mesditës u shënua edhe një incident me deputetin Ervin Salianji, i cili pati debate të forta me Oriola Pampurin dhe vetë Lulzim Bashën.

Mësohet se teksa Salianji kërkoi largimin e Bashës për shkak të rezultateve të dobta në zgjedhje, Pampuri bëri përgjegjës të gjithë Grupin Parlamentar, gjë që ka shkaktuar reagimin e deputetit të qarkut të Korçës.

Teksa debati mes Pampurit dhe Salianjit ishte në kulm, Basha ndërhyri me zë të lartë kundër nënkryetarit të Grupit Parlamentar. Në debat e sipër, pranë zyrave të mbledhjeve mësohet se është tentuar edhe goditja e Salinjanit nga mbështetës të Bashës, gjë që është shmagur.

Si përfundim Grupi Parlamentar arriti në konkluzionet që duhet të largohen Lulzim Basha dhe Sali Berisha dhe drejtimin e partisë ta marrë një grup i përbashkët mes deputetëve që mbështesin Bashën dhe atyre që mbështesin Berishën me qëllim bashkimin e partisë.

Mësohet se Basha është shprehur i gatshëm të tërhiqet dhe tani pritet vendimi i Berishës.