75 Mall Live Search
21:49 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / SH F

Sveçla takon shefin e DEA-s, siguron se Kosova është e vendosur ta luftojë krimin e organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla  ka treguar se ka pasur disa takime në Uashington DC ku, siç ka treguar ai, fokusi i këtij takimi ishte prezantimi i situatës aktuale, sukseseve të arritura nga Kosova në luftimin e trafikimit me narkotikë si dhe sfidat me të cilat po përballemi.

“Kosovës për bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave për luftimin e grupeve kriminale, nevojën për forcimin e kontrollit të kufinjëve, nevojën për bashkëpunimin policor me vendet e rajonit si dhe partnerët e tjerë”.

Ky është postimi i plotë në Facebook:

Pata nderin të mirëpritem nga Shefi i Operacioneve Ndërkombëtare në DEA, z. George S. Papadopulous dhe ekipi i tij në Uashington DC ku fokusi i këtij takimi ishte prezantimi i situatës aktuale, sukseseve të arritura nga Kosova në luftimin e trafikimit me narkotikë si dhe sfidat me të cilat po përballemi.

Patëm mundësinë të dëgjojmë për shqetësimet me të cilat po përballet bota për shkak të trafikimit me narkotikë, mënyrat më efikase për adresimin e këtyre problemeve dhe angazhimin e përbashkët si partnerë.

Prezantuam punën e mirë që Policia e Kosovës ka bërë gjatë vitit të kaluar në luftimin e trafikimit me narkotikë e që po vazhdon edhe gjatë këtij viti, si dhe angazhimin për ta larguar Kosovën nga lista e vendeve ku zhvillohen veprimet e tilla kriminale. Kam shprehur gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave për luftimin e grupeve kriminale, nevojën për forcimin e kontrollit të kufinjëve, nevojën për bashkëpunimin policor me vendet e rajonit si dhe partnerët e tjerë.

Z. Papadopulous ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë të Kosovës, përfshirë edhe aksionin “Adriatiku” i cili ka rezultuar me kapjen e 415 kg kokainë dhe ka potencuar se bashkëpunimi me partnerët është më se i domosdoshëm për të qenë efikas dhe për të arritur rezultate më të shpejta. Andaj, i siguruam që Kosova është e vendosur të jetë partner në luftën e pakompromis të krimit të organizuar dhe trafikimit me narkotikë.