Rusia hap qendra rekrutimi për mercenarët në Siri

Në Ukrainë është duke qarkulluar një informacion se Rusia është duke hapur 14 qendra rekrutimi për mercenarët sirianë dhe libanezë, për t’u bërë pjesë e radhëve pushtuese të Rusisë.
Bëhet fjalë për anëtarë të “Milicisë së Mbrojtjes Kombëtare” dhe njësi të Korpusit të 5-të të Forcave të Armatosura Siriane.
“Rusia vazhdon të rekrutojë mercenarë në Siri dhe Libi. Rusia e Putinit ka hapur 14 qendra rekrutimi mercenarësh në Siri në territoret e kontrolluara nga regjimi i Bashar al-Assad (Damask, Aleppo, Hama, Raqqa dhe Deir ez-Zor)” thuhet në njoftimin e inteligjencës ukrainase.
Sirianët pritet të përdorin artileri të rëndë dhe armë snajper kundër ukrainasve.
Inteligjenca konfirmoi informacionin mbi përgatitjen e mercenarëve rusë nga Libia për t’u përfshirë në armiqësi me Ukrainën.