75 Mall Live Search
19:00 / E Diele, 13 Mars 2022 / AR

(Zh)veshja e shtatzënisë së Rihanna-s kësaj radhe është tjetër nivel

Rihanna bëri prapë xhiron e botës me pjesëmarrjen në një event të ULTA Beauty në LA.

Marka e saj e kozmetikës iu shtua rrjetit të dyqaneve dhe në inagurim nuk mund të mungonte themeluesja. Me një pamje që nuk është dhe aq e re, por me kombinim shumë surprizues, Rihanna tregoi se s’ka ndërmend ta mbulojë barkun, por shtatzëninë do e përjetojë në mënyrën më seksi.

Ajo ishte veshur me Coperni. Fundi me xixa dhe shkëlqim deri në fund të këmbëve dhe një bluzë shumë e shkurtër me mëngë të gjata në ngjyrë gri me shkëlqim. Rreth barkut ajo kish vendosur një zinxhir, ndërsa vëthët janë diamanti.

Kështu prap gjithë bota po flet për Rihannan.