75 Mall Live Search
19:31 / E Diele, 13 Mars 2022 / AR

​Kuleba – Blinken: Duhet bërë më shumë për të ndaluar agresionin rus

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Kuleba në një postim në Twitter ka dhënë detaje nga biseda me zyrtarin e lartë amerikan.

“Ne koordinuam mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën. Të dy jemi dakord se duhet bërë më shumë për të ndaluar agresionin rus dhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e saj”, ka shkruar Kuleba.

Ai ka falënderuar SHBA-në për qëndrimin e vendosur pranë popullit ukrainas, duke thënë se Ukraina do të fitojë përballë agresionit rus.