75 Mall Live Search
23:50 / E Diele, 13 Mars 2022 / AR

Presidenca reagon pas raportimeve se serbët i janë bashkuar rusëve në pushtimin e Ukrainës

Shefi i stafit në kabinetin e presidentes, Blerim Vela ka reaguar pas raportimeve se Rusia po rekruton mercenarë nga Siria, Serbia dhe Artsakh për të rimbushur trupat e saja në agresionin ushtarak kundër Ukrainës.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Serbia nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga luftërat që ka zhvilluar në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë.

“Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës: Rusia po sjell luftëtarë nga Siria, Serbia dhe Artsakh për të rimbushur trupat në #Ukrainë. A do t’i ndalojë Vuçiq njësitë paraushtarake nga Serbia që t’i bashkohen pushtimit rus kundër Ukrainës? Serbia nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga luftërat që ka kryer në vitet 1990”, ka shkruar Vela.