“Jemi unik”, Gërvalla me plot lavdata për përfaqësuesit e lartë të institucioneve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se përfaqësuesit e lartë të institucioneve nuk kanë qenë më unik se tani. Kështu duke mohuar se kryeministri Kurti i kërkoi dorëheqjen.
Ajo po ashtu ka folur për masat e menjëhershme të Qeverisë për të mos lejuar ngritjen e çmimeve e krijimit të panikut, raporton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, asnjë herë më parë, që nga pavarësia e këndej, nuk kanë qenë kaq unik dhe nuk i kanë bashkërenduar kaq mirë veprimet dhe vendimet e tyre në të mirë të forcimit të shtetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Republikës.
Masat e menjëhershme dhe të suksseshme të qeverisë për të mos lejuar rritjen artificiale dhe të shfrenuar të çmimeve, krijimin e panikut dhe zhvatjen e skajshme të qytetarit, tek ata që duan ta zhbëjnë 14 shkurtin 2021, natyrisht që krijojnë shqetësim dhe ngjallin fantazi dhe epshe të pakontrolluara. Shpikin, shajnë, fyejnë, gënjejnë.
Ndërsa ne, thjesht vazhdojmë punën.
