75 Mall Live Search
09:05 / E Hënë, 14 Mars 2022 / k.v

Pamje nga aksioni i madh i IPK-së në Gjakovë

Shumë hetues të Inspektoratit Policor të Kosovës kanë zbarkuar sot në Rajonin e Gjakovës.

Ata kanë një listë të gjatë emrash të zyrtarëve policor të cilët duhet të prangosen.

Policët dyshohen për dallavere, marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Cak i aksionit janë edhe policët kufitare të cilët kanë punuar në pikën e kalimit kufitar Qafë Prush dhe Qafë Morinë.

Ekipi i IndeksOnline është në vendin e ngjarjes dhe ju sjell pamje dhe informacione në kohë reale.