Zelensky thotë se bisedimet me Rusinë janë të vështira

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se bisedimet e vështira po vazhdojnë me Rusinë, me dialogun e katërt që filloi më herët.
“Bisedimet e vështira vazhdojnë. Të gjithë presin lajme. Këtë mbrëmje do të raportojmë për rezultatin”, tha Zelensky në një video-mesazh.
Zelensky pati në agjendën e tij një telefonatë të rëndësishme me Këshillin e Evropës, por që nuk e realizoi.
“Rusia vazhdon të shkatërrojë infrastrukturën tonë, vazhdon të mundë qytetet tona. Por ne do të restaurojmë çdo rrugë çdo qytet. Çdo shtëpi, apartament të çdo ukrainasi. Tani që pushtuesi është ende në tokën tonë, ne duhet ta mposhtim aq sa mundemi. Mbroni qytetet, mbroni fshatrat, mbroni çdo metër të tokës sonë. Dhe çdo pjesë të zemrës sonë. Zemra ukrainase. Shpirti i Ukrainës. Ndihmoni njëri-tjetrin! Mbështetni njëri-tjetrin! Mbajeni mbrojtjen! Mbroni shtetin! Së bashku do të fitojmë! Rroftë Ukraina!” shkruajti ai në Facebook.
Negociatori kryesor nga pala ukrainase në bisedimet me Rusinë tha se sesioni i katërt po mbahet virtualisht, përmes një video lidhjeje.
Ekipi negociator ukrainas ndodhet në Kiev.
Bisedimet e mëparshme u mbajtën në Bjellorusi.