Zyrtare/ Klubi nga Superliga e Shqipërisë shkarkon trajnerin

Dinamo Tirana, klubi që garon në elitën e futbollit shqiptar sot ka marr vendim për ta shkarkuar trajnerin e saj Bledar Devolli.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit ku thuhet se marrëveshja për shkëputjen e kontratës ishte e dy anshme ndërmjet trajnerit dhe drejtuesve të klubit.
“Në mbledhjen e sotme, pas ndeshjes së humbur me Kukësin, Futboll Club Dinamo me miratimin e presidentit Adrian Bardhi ka marrë vendimin për të ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin me trajnerin Bledar Devolli”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi.
Deri në momentin e prezantimit të trajnerit të ri, skuadrën në stërvitje do ta drejtojë zëvendëstrajneri Erion Xhafa.