75 Mall Live Search
18:09 / E Hënë, 14 Mars 2022 / LB

Hoxhaj-Hovenier: Aleanca Kosovë-SHBA, kyçe për të ardhmen tonë euroatlantike

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar mbi situatën e sigurisë në rajon pas agresionit rus në Ukrainë, si dhe thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit në fusha me interes të përbashkët.

Hoxhaj me këtë rast shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadorit Hovenier në proceset politike përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa, ambasadori Hovenier, ka thënë se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Nënkryetari Hoxhaj tutje është shprehur se partneriteti, aleanca e Kosovës dhe SHBA-së janë kyçe për të ardhmen tonë euroatlantike.