75 Mall Live Search
22:52 / E Hënë, 14 Mars 2022 / AR

Kreu i Bankës Botërore: Mos rezervoni benzinë dhe ushqime, gjithçka do të jetë e mjaftueshme

Kreu i Bankës Botërore, David Malpass në një ngjarje virtuale të organizuar nga gazeta amerikane Washington Post, tha se sanksionet kundër Rusisë do të kenë një ndikim më të madh në prodhimin ekonomik global sesa vetë lufta.

Ai tha gjithashtu se pret një përgjigje të fortë nga prodhuesit në mbarë botën për të rritur stoqet dhe se nuk e sheh nevojën që njerëzit të kenë rezerva shtesë në kuzhinat apo restorantet e tyre.

Ukraina do të marrë ndihmë financiare shtesë prej 200 milionë dollarësh nga Banka Botërore për shkak të sulmit rus, njoftuan sonte nga ky institucion financiar.

Këto fonde do të dedikohen për shërbimet sociale të Ukrainës, dhe vlera totale e ndihmës së Bankës Botërore për Ukrainën deri më tani ka tejkaluar 925 milionë dollarë, raporton Ukrinform.