75 Mall Live Search
10:51 / E Martë, 15 Mars 2022 / AR

Nënshkruhet marrëveshja, Suhareka po bëhet me objekt të ri të HANDIKOS

Së shpejti do të ndërtohet objekti i ri i HANDIKOS në Suharekë, donacion ky i dhuruar nga kompania EUROING.

Kështu ka njoftuar kryetari i Suharekës, Bali Muharemaj, i cili tha se tashmë ësht nënshkruar marrëveshja.

Njoftimi i plotë:

Humanizmi si duket i ka themelet në Suharekë. 👏🙏✅

Kompania EUROING po dhuron një donacion i cili ka vlerë të madhe për ne.

Ata do ta ndërtojnë objektin e ri të “HANDIKOS” në Suharekë.

Sot nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit cila i jep drejtim kësaj vepre humane.

Faleminderit nga ❤️

Bali Muharremaj