75 Mall Live Search
11:08 / E Martë, 15 Mars 2022 / B O

Armando Duka konfirmohet në krye të FSHF

Armand Duka është rizgjedhur në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit këtë të martë. Nga 43 delegatë të pranishëm, për Dukën votuan 37, ndërsa 4 vota shkuan për kandidatin tjetër, Sulejman Starova. Dy vota ishin të pavlefshme.

Asambleja u drejtua nga zv.presidenti Lutfi Nuri, duke qenë se Gjykata e Tiranës ka konfirmuar pezullimin e Dukës nga detyra. /IndeksOnline/