Rritet numri i viktimave pas sulmeve ruse në Kiev

Kryetari i bashkisë së Kievit thotë se janë konfirmuar katër viktima pas sulmeve ajrore që goditën kryeqytetin gjatë natës.
“Ekipet e shpëtimit janë ende duke i shuar flakët që nga mëngjesi i hershëm”, tha Vitali Klitschko në Telegram.
Fillimisht, shërbimet e urgjencës kishin raportuar vdekjen e dy personave në një bllok apartamentesh./Indeksonline/