75 Mall Live Search
13:58 / E Martë, 15 Mars 2022 / C E

Caktohet afati i fundit që ofertuesit të dorëzojnë propozimet e tyre për blerjen e Chelseat

Blerësit e mundshëm të kampionit evropian Chelsea raportohet se tani kanë afat deri këtë të premte për të dorëzuar propozimet e tyre për blerjen e skuadrës londineze.

Pronari i Chelseat Roman Abramovich, i cili është sanksionuar nga Qeveria e Britanisë së Madhe për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin, është diskualifikuar si drejtor i klubit nga Premier Liga angleze.

Biznesmeni dhe tifozi i Chelseat Nick Candy është shfaqur si njëri nga favoritët për ta blerë klubin si pjesë e një marrëveshjeje, ndërsa raportohet se ka interes edhe nga SHBA dhe Arabia Saudite.

Pavarësisht që janë ngrirë asetet e Abramowich, Chelsea është duke funksionuar nën një licencë të veçantë për të vazhduar aktivitetet në lidhje me futbollin.

“Raine Grup” është banka që është ngarkuar me detyrën për shitjen e Chelseat, dhe tani ka vendosur që ofertuesit kanë afat deri këtë të premte për të dorëzuar ofertat e tyre.

Shitja e shpejtë e kampionit evropian shihet si pjesë kyçe për të siguruar funksionimin edhe të ardhmen e klubit, ndërsa Qeveria e Britanisë së Madhe e ka bërë të qartë se biznesmeni Roman Abramowich nuk do të përfitojë asgjë nga shitja e Chelseat.